Shenjtorët e javës 15 - 22 dhjetor
R.SH. - Vatikan
E diel 15 dhjetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 3-të kohës së Ardhjes, ciklit të tretë 'C', të kohës liturgjike që paraprin e përgatit festën e Mishërimit të Zotit, Krishtlindjen.
Gjithnjë më 15 dhjetor, kalendari kishtar përkujton Shën Valerianin, ipeshkëv i Afrikës e martir.
Të hënën më 16 dhjetor, kalendari përkujton shën Davidin mbret e profet dhe shën Adelajdën perandoreshë.
Të martën më 17 dhjetor, kalendari përkujton shën Danielin profet; shenjtorët Anania, Azaria e Mizaeli; shën Gjonin e Matës, meshtar, themelues i Trinitarëve dhe shën Gjaçintin Kormié, meshtar dominikan.
Të mërkurën më 18 dhjetor, kalendari përkujton shën Malakinë profet e shën Gaciantin ipeshkëv i Tur.
Të enjten më 19 dhjetor, kalendari përkujton shën Urbanin V papë dhe shën Anastasin papë.
Të premten më 20 dhjetor, kalendari përkujton shën Liberatin e shën Filogonin.
Të shtunën më 21 dhjetor, kalendai përkujton shën Mikenë Profet dhe shën Pjetër Kanizin, jezuit e doktor i Kishës.
Të dielën e ardhshme më 22 dhjetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 4-të e dhe të fundit të kohës liturgjike të Ardhjes, e gjithnjë më 22 dhjetor, kalendari përkujton shën Françeskën Kabrini, virgjër, themeluese e Misionareve të Zemrës së Krishtit.