Kërko

Padёr Jesús: si një familje të kremtojmë festën e Shën Nikollës në Milot

Famullitari i Milotit, Padër Jesús Yrady fton besimtarët e komunitetit të marrin pjesë në Meshën e festës së Pajtorit Qiellor tё famullisё sё Milotit, Shёn Nikollës, ipeshkёv, më 8 maj në ora 18.00, të cilën do ta kryesojë kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj.

R.SH. / Vatikan

Famullitari i Milotit, Padër Jesús Yrady fton besimtarët e komunitetit të marrin pjesë në Meshën e festës së Pajtorit Qiellor tё famullisё sё Milotit, Shёn Nikollës, ipeshkёv, më 8 maj në ora 18.00, të cilën do ta kryesojë kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj.

Atë Jesús u kujton besimtarëve se "famullia si familje e madhe qё përbehet nga familje tё tjera tё vogla qё jeni tё gjithё ju, dhe festa e Shën Nikollës, ёshtё njё rast pёr tu takuar sё bashku si familje famullitare". Pjesëmarrja në kremtimin e Meshës, në nderim të shën Nikollës, njërit ndër Shenjtit më të dashur e më popullor, është njё moment i rёndёsishёm pёr tu lutur pёr njetet dhe qёllimet tona, e nё tё njёjtёn kohё të nderojmë shenjtin tonё dhe t'i kёrkojmё Atij qё tё na bekojё".  Në vijim letra e famullitarit të Milotit Atë Jesús Yrady MF drejtuar besimtarëve të Kishës së Shën Nikollës, ipeshkëv.

Qoftё lёvduar Jezu Krishti!

Fort tё dashur vёllezёr dhe motra nё Zotin.
Pёrfitoj nga rasti pёr t’ju përshëndetur duke ju dëshiruar çdo tё mirё nё Zotin Jezus!
Po afrohet festa e Pajtorit Qiellor tё famullisё tonё Shёn Nikolla ipeshkёv. Famullia ёshtё si njё familje e madhe qё përbehet nga familje tё tjera tё vogla qё jeni tё gjithё ju, dhe ky ёshtё njё rast pёr tu takuar sё bashku si familje famullitare. Pёr kёtё arsye ju ftoj qё tё merrni pjesё nё Meshёn e Shenjtё nё Natёn e Shёn Nikollёs me datёn 8 Maj 2024 nё orёn 18:00.
Me kёtё rast tё shenjtё do tё kemi nё vizitё Shkёlqesinё e Tij Arqipeshkvin Metropolit tё Arqidioqezёs Tiranё Durrёs dhe tё meshtarёve tё tjerё duke u bёrё kёshtu njё moment i rёndёsishёm pёr tu lutur pёr njetet dhe qёllimet tona e nё tё njёjtёn kohё nderojmë shenjtin tonё dhe i kёrkojmё Atij qё tё na bekojё. E gjithё kjo Zotit Hyj do ti pёlqejё tek shikon bijtё e tij sё bashku rreth Altarit tё Vet.

Me shumё përzemërsi si At dhe Vёlla!

Padёr Jesús Yrady MF
Famullitari Juaj

07 maj 2024, 12:00