Kërko

Motër Flora Palushaj kremtoi 25 vjetorin e jetës rregulltare

Me Meshën Shenjte nga famullitari Dom Emiljan Paloka, Motër Flora Palushaj festoi 25 vjetorin e kushteve rregulltare në Bashkësinë e Motrave “Punëtore të Vogla të Zemrave të Shenjta” në Piraj. Në këtë ceremoni u bashkuan besimtarët e kësaj famullie në Kishën e "Shën Rrokut" në Kodhel, meshtarë e motra si dhe familjarët e motër Florës. Ajo shprehi mirënjohjen ndaj Zotit për thirrjen që i ka bërë këtu e 30 vjet përpara kur vendosi të ndiqte rrugën e Zotit, duke ia kushtuar tërësisht jetë

R.SH. / Vatikan

Këtyre ditëve Motër Flora Palushaj festoi 25 vjetorin e kushteve rregulltare në Bashkësinë e Motrave “Punëtore të Vogla të Zemrave të Shenjta” në Piraj.  Më hollësisht shërbimi Violeta Marashit nga Vau-Dejës:

Violeta Marashi

Përmes Kremtimit të Meshës Shenjte nga famullitari Dom Emiljan Paloka, Motër Flora Palushaj festoi 25 vjetorin e kushteve rregulltare në Bashkësinë e Motrave “Punëtore të Vogla të Zemrave të Shenjta” në Piraj. Në këtë ceremoni u bashkuan besimtarët e kësaj famullie në Kishën e "Shën Rrokut" në Kodhel, meshtarë e motra si dhe familjarët e motër Florës. Ajo shprehi mirënjohjen ndaj Zotit për thirrjen që i ka bërë këtu e 30 vjet përpara kur vendosi të ndiqte rrugën e Zotit, duke ia kushtuar tërësisht jetën e saj.

Edhe Dom Emiljani e çmoi motër Florën duke qenë fara e parë e thirrjes rregulltare në këtë zonë, dhe si një pasuri për këto fshatra ku ajo ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë me shumë dashuri për secilin. Faleminderit motër Flora. Urime të përzemërta përcolli edhe Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, ku për shkak të angazhimeve të tij nuk pati mundësinë të ishte i pranishëm. Ai i uroj motër Flores bekimet e Zotit dhe mision sa më të frytshëm në jetën rregulltare.

Motër Flora Palushaj ka lindur ne Baqel me 08 / 01 / 1974 nga prindërit Rrok e File Palushaj. U pagëzua në vitin 1991, në Baqel nga Dom Jak Zekaj. Ndërsa krezmimin e mori me 4 mars të vitit 1994, në Shkodër nga Eminenca e tij Kardinal Faggiola.

Shkollen fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse tetëvjeçaren dhe të mesmen në Blinisht, në shkollën Pjeter Zarishi. Hyri në Kongregaten e Motrave Punetore te Vogla te Zemrave te Shenjta me 8 dhjetor 1995. Studimet e Teologjise shpirterore i kreu në Teresianum në Romë, dhe më vonë studioi Filozofi në Seminarin “ Nëna e Këshillit të Mirë” në Shkodër. Hyri nw noviciat me 8 dhjetor të vitit 1997. Kushtet e para i mori me 8 dhjetor të vitit 1999, kurse Kushtet e Përjetshme i mori me 29 dhjetor të vitit 2005.

I gjithë misioni i saj i kushtohet shërbimit të baritores në famulli por edhe qendrës së Fizioterapisë ku prej vitesh këto motra ofrojnë shërbimin shëndetësor në këtë qendër të ndërtuar pikërisht nga këto motra për pacientët që kanë nevojë.

nga Violeta Marashi

17 dhjetor 2024, 13:05