Janë shenjte, Murgeshat karmelitane të zbathura të Compiègne, të gijotinuara më 1794 në Paris
R.SH. / Vatikan
Janë Shenjtore të Lumet Tereza e Shën Agustinit dhe 15 shoqërueset e urdhrit të murgeshave karmelitane të zbathura të Compiègne, mbytur nga odium fidei - urrejtja për fenë - gjatë Revolucionit Francez.
Lajmin e shpalli Papa Françesku gjatë takimit të sotëm me kardinalin prefekt, Marcello Semeraro. Autorizoi edhe Dikasterin e Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve të shpallë dekretet për lumnimin e dy martirëve: njëri, i komunizmit, Kryeipeshkvi Eduardo Profittlich, tjetri, i nazifashizmit, prifti Elia Comini. Të Nderuar, shërbëtorët e Zotit Áron Márton, ipeshkëv, Giuseppe Maria Leone, prift dhe Pietro Goursat, laik francez.
Shën Tereza e Shën Agustinit e 15 shoqet karmelitane të zhveshura të Compiègne
Duke miratuar votat e favorshme të seancës së zakonshme të kardinajve dhe ipeshkvijve, anëtarë të Dikasterit, Papa vendosi të shtrijë në Kishën universale kultin e së Lumes Tereza e Shën Agustinit (e lindur Maria Maddalena Claudia Lidoine) dhe 15 shoqeve të saj karmelitane të zbathura nga Compiègne, të cilat pësuan martirizim më 17 korrik 1794, në Paris (Francë), duke i regjistruar drejtpërdrejt në Katalogun e Shenjtorëve. Në rastin e tyre u ndoq procedura e kanonizimit ekuivalent, praktikë e nisur nga Benedikti XIV, të cilën Papa e shtriu në mbarë Kishën përmes një dekreti të detyrueshëm, kultin e një shërbëtori të Zotit ende të pakanonizuar.
Bashkësia e Compiègne ishte fondacioni i pesëdhjetë e tretë i Urdhërit në Francë, pasi mbërrijti në vend e Lumja Ana e Jezusit, dishepulle e Shën Terezës së Avilës. Pas shpërthimit të Revolucionit, anëtarët e Komitetit lokal të Shëndetit Publik shkuan në kuvend për të bindur murgeshat ta braktisnin jetën fetare. Ata refuzuan dhe kur - ndërmjet qershorit e shtatorit 1792 - episodet e dhunës u shtuan, pas frymëzimit të prijëses, motrës Tereze të Shën Agostinit, të gjitha ia dhuruan Zotit vetveten: u flijuan, që Kisha dhe Shteti të mund të gjenin sërish paqen e humbur.
Të ndara në dy karroca, ndërsa po i çonin në vendin e ekzekutimit, ata këndonin Psalme e, kur arritën në këmbët e gijotinës, intonuan Veni Creator - Eja, o Krijues e përsëriten betimet njëra pas tjetrës. Trupat e tyre u flakën në një varr masiv, së bashku me ata të të dënuarve të tjerë, në vendin që u bë varreza aktuale e Picpus. Aty, një pllakë e thjeshtë të kujton martirizimin e tyre. Martiriret e Krishtit u shpallën të Lume në Bazilikën e Shën Pjetrit, nga Shën Piu X, më 27 maj 1906.
I lumi Eduardo Profittlich, martir gjatë komunizmit
Gjatë të njëjtës seancë, Françesku autorizoi Dikasterin të shpallë dekretin në lidhje me martirizimin e shërbëtorit të Zotit Eduardo Profittlich, i Shoqërisë së Jezusit, kryeipeshkëv titullar i Adrianopojës dhe administrator apostolik i Estonisë. I lindur më 11 shtator 1890 në Birresdorf, Gjermani, vdiq më 22 shkurt 1942 ex aerumnis ordinis (për shkak të torturave të vuajtura në burg) në Kirov (Rusi).
E lumja Elia Comini, martire e nazifashizmit
Një dekret tjetër në lidhje me një martir, është ai i shërbëtorit të Zotit Elia Comini, prift salezian i lindur në Calvenzano di Vergato (Itali) më 7 maj 1910 dhe i vrarë në odium fidei, më 1 tetor 1944, në Pioppe di Salvaro (Itali).
Të nderuarit Áron Márton, Giuseppe Maria Leone dhe Pietro Goursat
Lidhur me shërbëtorët e Zotit, që u shpallen të nderuar, kujtojmë edhe Áron Márton, ipeshkëv i Alba Julia-s, lindur më 28 gusht 1896 në Csíkszentdomokos (tani Rumani), vdekur më 29 shtator 1980 në Alba Iulia (Rumani); Giuseppe Maria Leone, prift i Kongregacionit të Shën Shëlbuesit, lindur më 23 maj 1829 në Casaltrinità (tani Trinitapoli, Itali), vdekur në Angri (Itali) më 9 gusht 1902; dhe Pietro Goursat, besimtar laik, i lindur më 15 gusht 1914 në Paris (Francë), vdiq atje më 25 mars 1991.