Kërko

Accensione Albero e Presepe di Natale in Piazza San Pietro Accensione Albero e Presepe di Natale in Piazza San Pietro

Papa: të përgatitemi për Krishtlindje plot besim: "Eja Zot!

Papa: #Koha Ardhjes na fton të përgatitemi për Krishtlindje, duke e pritur Jezusin pa rezerva. Ai është shpresa jonë. Kjo është arsyeja pse ne lutemi së bashku, plot besim: "Eja Zot!".

R.SH. / Vatikan

"#Koha Ardhjes na fton të përgatitemi për Krishtlindje, duke e pritur Jezusin pa rezerva. Ai është shpresa jonë. Kjo është arsyeja pse ne lutemi së bashku, plot besim: "Eja Zot!". Kështu pohon Papa në platformën sociale X, sot më 19 dhjetor, duke na ftuar të përshpejtojmë përgatitjen shpirtërore për kremtimin e Lindjes së Jezusit.

“Zoti do të vijë”. Ky është themeli i shpresës sonë

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, më 27 nëntor 2022, duke komentuar fragmentin e Ungjillit sipas Mateut (Mt 24,42), Papa u ndalua te premtimi i madh që i prin Kohës së Ardhjes: “Zoti do të vijë!”. Por edhe te porosia: “Ekziston rreziku që të mos e vërejmë ardhjen e Tij dhe të jemi të papërgatitur për vizitën. Duhet të jemi zgjuar, prandaj, të vëmendshëm, vigjilentë.

Në këtë kohë të Ardhjes – tha Papa - të shkundemi nga dremitja, të zgjohemi nga gjumi! E të përpiqemi të pyesim veten: a jam i vetëdijshëm për atë që po përjetoj, a jam i vëmendshëm, a jam zgjuar? A përpiqem të njoh praninë e Zotit në situatat e përditshme, apo jam i hutuar dhe i trazuar nga telashet, që s’të lënë të qetë? Të pyesim, pra, veten, e edhe të përgjigjemi: “Nëse nuk e vërejmë ardhjen e Tij sot, do të jemi të papërgatitur edhe kur  të vijë në fund të kohës. Prandaj, le të jemi vigjilentë!”

Ardhja, kohë hiri për ta hequr maskën e hipokrizisë

Ecim hap pas hapi drejt Shpellës së Betlhemit, për t’u takuar me Krishtin, për të hequr maskat tona, për të shkuar të rrëfejmë mëkatet tona. Këtë na e kujtoi edhe Papa në lutjen e të Engjëllit të Tënzot më 4 dhjetor 2022 , duke komentuar Ungjillin e Mateut (Mt.3,4), me në qendër figurën e jashtëzakonshme të Gjon Pagëzuesit. Nga ai mësojmë se njeriu duhet të zbresë nga piedestali dhe të zhytet në ujin e pendimit. "të mirëpresësh Zotin nuk vlen aftësia, por përvujtëria. Përvujtëria ka rëndësi; njeriu duhet të zbresë nga piedestali dhe të zhytet në ujin e pendimit”.

19 dhjetor 2024, 15:15