Papa: shqetësohet për sulmin në Gjermani, pranë viktimave
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku mësoi "me shqetësim" lajmin e "sulmit" që ndodhi në Gjermani, në Magdeburg, ku të premten në mbrëmje një auto BMW u përplas me turmën në tregun lokal të Krishtlindjes, duke shkaktuar të paktën pesë viktima, duke përfshirë një fëmijë nëntë-vjeçar, të moshuar dhe mbi 200 të plagosur. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit,Kardinal Pietro Parolin, dërguar Presidentit të Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier, Papa "shpreh pjesëmarrjen e tij në dhimbjen e të prekurve" dhe siguron "të gjitha viktimat për afërsinë e tij shpirtërore”.
Falënderimi për mbështetjen e viktimave
Telegrami kujton gjithashtu edhe "të gjithë ata që punojnë dhe mbështesin viktimat në këtë kohë të vështirë". Atyre u shkon falënderimi i Françeskut, i cili “lutet për të ndjerët dhe ia beson njerëzit Krishtit, shpresës sonë”, duke i kërkuar Zotit “me gjithë zemër mbështetje dhe ngushëllim hyjnor për të gjithë”.