Kërko

Papa: Jezu Krishti, Shpresa jonë. Cikli i ri i katekizmit për vitin Jubilar 2025

Në audiencën e sotme të përgjithshme, Papa nisi ciklin e ri të katekizmit kushtuar Jubileut, titulluar "Jezu Krishti, shpresa jonë". Duke kujtuar listën e paraardhësve të tij, në krye të Ungjillit të Mateut, duken edhe gra “të huaja” në krahasim me popullin e Izraelit. Ato e përfaqësojnë "përmes" misionit të tij, i cili shtrihet në "botën e popujve"

R.SH. / Vatikan

Të mendosh për titullin e ri të katekizmit “Jezu Krishti, shpresa jonë”, titull i ciklit të ri të katekizmit, që do të shoqërojë jubileun, do të thotë të nisesh nga gjenealogjia. Një listë, ku nuk mungojnë “emrat, pak të themi, problematikë”, të cilëve - ndryshe nga Besëlidhja e Vjetër - u shtohen edhe disa emra grash. Ata, "të huaja" në krahasim me "popullin e Izraelit", përfaqësojnë "shtegun" përmes të cilit misioni i Jezusit do të shtrihet në "botën e popujve". Ndërmjet tyre spikat Maria, një “fillim i ri”, pasi ajo nuk është më “krijesë njerëzore, protagoniste e brezit, por vetë Zoti”.

Në audiencën e sotme të përgjithshme, 18 dhjetor, mbajtur në Sallën Pali VI në Vatikan, Papa Françesku na fton të rizgjojmë "kujtimin mirënjohës të paraardhësve tanë". Nxitja bën pjesë në kuadrin e ciklit të ri të katekizmit, i cili, i frymëzuar nga ungjijtë e Mateut dhe Lukës, do të nisë me fëmijërinë e Jezusit. Tekste që nisin me "zënien virgjërore të Jezusit"  e vijojnë me "lindjen e tij nga kraharori i Marisë", duke përshkuar profecitë e përmbushura në të dhe që trajtojnë temën e "atësisë ligjore" të Jozefit, atij "që e sharton Birin e Zotit mbi 'trungun' e dinastisë davidike”.

Gjithçka lulëzon në Marinë e Jezusin, "e porsalindur, fëmijë, adoleshent"

Historia e Jezusit "të porsalindur, fëmijë dhe adoleshent", "i nënshtruar ndaj prindërve të tij", e në të njëjtën kohë "i vetëdijshëm për përkushtimin e plotë ndaj Atit dhe Mbretërisë së tij", trajtohet në dy këndvështrime të ndryshme. Luka e shikon "me sytë e Marisë", ndërsa Mateu, "me sytë e Jozefit, "duke këmbëngulur në një atësi të pashoqe". Ungjilli i tij hapet me një gjenealogji. Ajo, tashmë e pranishme në Shkrimet hebraike për të "treguar të vërtetën e historisë dhe të vërtetën e jetës njerëzore”, nuk i fsheh personazhet “pak të themi problematike”, duke e bërë më pas “gjithçka” të përfundojë dhe të lulëzojë në Marinë dhe në Krishtin.

Emri, përkatësia dhe pranimi, të transmetuara brez pas brezi

Lista e emrave shënuar nga ungjilltari, përfaqëson kalimin nga një brez në tjetrin dhe përmban tre elemente themelore: emrin, "me identitet dhe mision unik"; përkatësinë, "në një familje e një popull"; pranimin "në fenë e Zotit të Izraelit".

“Askush nuk mund t’i japë jetë vetvetes"

Papa Françesku ndalohet kryesisht në vlerën e gjenealogjisë, si gjini letrare, e aftë për të përcjellë mesazhin se "askush nuk ia jep jetën vetvetes, por e merr si dhuratë nga të tjerët". Në këtë kuadër shqyrtohet populli i zgjedhur “dhe ata që marrin trashëgiminë”.

Katër gratë që hapin misionin e Jezusit "në botën e popujve"

Ndërmjet gjenealogjive të Besëlidhjes së Re dhe të Vjetër vërehet një ndryshim domethënës. Ndërsa në gjenealogjitë e vjetra duken “vetëm emra meshkujsh”, në “listën e Mateut” janë të pranishme edhe pesë femra. Papa kujton katër të parat: Tamarën, nusen e Judës, "e cila, si mbetet e ve, shtiret si prostitutë, për t’i siguruar pasardhës burrit të saj"; Rahaba, "prostituta e Jerikut, që i lejon zbuluesit hebrenj të hyjnë në tokën e premtuar dhe ta pushtojnë atë"; Ruta, që në librin me të njëjtin emër "besnike e së vjehrrës”, kujdeset për të e që do të bëhet stërgjyshja e mbretit David"; Betsabea, "me të cilën Davidi mëkatnon dhe, pasi ia vret burrin, bëhet atë i Solomonit".

Jo mëkatare, por simbol i zgjerimit tek "hebrenjtë dhe paganët"

Karakteristika e tyre e përbashkët nuk është fakti se janë mëkatare - "siç thuhet ndonjëherë - thekson Papa - por se janë "të huaja" në krahasim me "popullin e Izraelit", duke simbolizuar kështu hapjen e Jezusit dhe misionit të tij ndër "hebrenjtë dhe paganët".

Maria, jo protagonistja e breznisë, por "vetë Zoti"

Gruaja e pestë është Maria, e cila "fiton një vlerë të veçantë" pasi përmendet jo "pranë burrit, që lindi prej tyre, apo atij, që e lindi". As si “krijesë njerëzore, protagoniste e brezit”, por, më e rëndësishmja, si “vetë Zoti”. Një vlerësim i theksuar nga përdorimi i foljes "lind", duke kujtuar Jezusin. Ai është "bir i Davidit, i shartuar nga Jozefi në atë dinasti dhe i paracaktuar të jetë Mesia i Izraelit", por njëkohësisht "biri i Abrahamit dhe i grave të huaja, i paracaktuar, pra  të jetë 'drita e popujve'”.

I shuguruar nga Ati e bir i marangozit, "Zot i vërtetë e njeri i vërtetë"

Jezusi hyn në skenën e botës ashtu si "të gjithë bijtë e njeriut". Ai, "biri i Zotit, i shuguruar nga Ati me misionin e zbulimit të fytyrës së vet", në Nazaret do të quhej edhe "biri i Jozefit", ose "biri i zdrukthëtarit".

I shenjtëruari i Atit dhe biri i marangozit, "Zot i vërtetë dhe njeri i vërtetë"

Hyrja e Jezusit në skenën e botës ndodh si ajo e "të gjithë bijve të njeriut". Ai, “biri i Zotit, i paracaktuar nga Ati me misionin e zbulimit të fytyrës së tij”, në Nazaret do të quhet edhe “biri i Jozefit”, ose “biri i marangozit”. Tituj që nënvizojnë natyrën e tij të dyfishtë: “Zot i vërtetë e njeri i vërtetë”.

Përurimi i Shtëpive të Ujit

Para audiencës së përgjithshme, Papa bekoi dy shtëpitë e reja të ujit të vendosura në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Një pjesë e 14 të instaluarve nga Acea në funksion të Vitit Shenjt, për të shuar pa pagesë etjen e turistëve dhe të shtegtarëve përgjatë rrugëve jubilare. I pranishëm, Imzot Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit  të Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin dhe përgjegjës për Jubileun 2025.

18 dhjetor 2024, 11:53

Audiencat e fundit

Lexo gjithçka >